BE i përshëndet marrëveshjen dhe konstruktivitetin e Zaevit dhe Vuçiqit

 Bashkimi Evropian sot e përshëndeti zgjidhjen e çështjes dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë.

Me rastin e arritjes së marrëveshjes prej pesë pikave ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në Komisionin Evropian vlerësojnë se çështja është zgjidhur me “qasje konstruktive” nga të dyja palët, trasmeton MIA.

“E përshëndesim faktin që në këtë rast është zgjidhur në mënyrë konstruktive. Respekti i ndërsjellë, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përforcimi i bashkëpunimit rajonal mbesin bazë për rrugën evropiane në tërë rajonin”, porositi zëdhënësja e Komisionit Evropian Maja Kocijançiq në deklaratën për Tanjug-un.

Paraprakisht ajo porositi se BE me kujdes e ndjek zhvillimin e situatës ndërmjet Beogradit dhe Shkupit, por refuzoi t’i komentojë çështjet dypalëshe ndërmjet dy vendeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button