Pse Princeshë Diana mbante dy orë dore?

Me kalimin  e viteve kemi rritur të kuptojmë se princeshë Diana preferonte që të bënte deklarata sentimentale ndaj njerëzve të saj më të dashur nëpërmjet veshjeve të saj, shkruan Bordo.al. 

Në ditën e dasmës, ajo mbajti një kurorë të cilën e kishte mbajtur edhe e motra e saj në dasmën e vet. Ose pas lindjes së djalit të parë, princit William, Charles i dhuroi asaj një gjerdan dhe gdhëndur në të ishte emri i të birit. Këtë varëse Diana e ka mbajtur në qafë për vite me radhë.

Prandaj, nuk duhet të befasohemi aspak nga stili i saj dhe thyerja e rregullave mbretërore. Lady Diana spikati me paraqitjen e saj gjatë një loje Polo, ajo kishte vënë njëkohësisht dy orë në dorë. Ora prej floriri ishte e saja ndërsa ora me rripin prej lëkure ishte e të fejuarit të saj Charles. Diana e mbajti në dorë edhe orën e tij, duke i uruar në këtë mënyrë fat në lojën e Polo-s! Një gjest mjaft i ëmbël ky!

Po kështu, edhe Kate Middleton është sentimentale në lidhje me bizhuteritë, si e vjehrra. Përveç unazës së fejesës, që sigurisht i përkiste Dianës, Kate është fotografuar shpesh me bizhu të personalizuara të dhuruara nga e motra Pippa dhe bashkëshorti i saj, William.

diana

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button