Takim Carovska -përfaqësues të SASHK-ut për punën me dy turne të kopshteve

 Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska sot u takua me përfaqësuesit e SASHK-ut me të cilët ndër të tjera është biseduar edhe për punën në institucionet publike për fëmijët – kopshtet e fëmijëve.

Në takim siç  njoftoi MPPS, ministrja Carovska e informoi kryetarin e SASHK-ut Joakim Nedelkov se do të vazhdojë harmonizimi i koeficientëve të pagave për të punësuarit në kopshte, si dhe se në pajtim me nenin nga Vendimi për konfirmimin e orarit të punës në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ministritë dhe organet e tjera të administratës shtetërore, Ministria ka dërguar shkresë në kopshtet për fëmijë, me të cilën i informon për nevojën e punës me dy turne.

“Puna me dy turne nënkupton se fëmijët edhe më tej do të jenë në kopshte si edhe deri tani nga ora 5:30 në mëngjes e deri në orën 21:30 të mbrëmjes (në pajtim me vendimin e ri). Kjo është e nevojshme sepse institucionet do të fillojnë me orarin e punës me dy turne  me çka imponohet nevoja që të sigurohen kushte për prindërit të cilët do të punojnë me dy turne të kenë se ku t’i lënë fëmijët e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Prej aty konsiderojnë se Institucionet publike për fëmijë të cilat në përbërjen e tyre kanë disa objekte dhe grupe në kushte të ndryshme hapësirore, punën me dy turne  dhe  të shtunën e parë të muajit mund ta organizojnë në një ose më tepër objekte, në pajtim me nevojën e fëmijëve dhe të prindërve. Që të bëhen vlerësime reale, në kopshte është  parashtruar edhe një fletë-anketë për çdo prind, me të cilën do të konfirmohet nevoja e vendosjes së punës me dy turne dhe të shtunës së parë të muajit si ditë pune.

MPPS thotë se fëmijët do të mbahen në kopsht gjatë ditës sipas nevojës së prindërve.

Deri tani  4 kopshte tashmë punojnë  me dy turne, ndërsa edhe gjashtë të tjera kanë paraqitur interes për punën me dy turne, respektivisht e konfirmuan nevojën nga vendosjen e turnit të dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button