Shpallet lista e aktorëve më të paguar në botë

 Revista amerikane për biznes dhe ekonomi “Forbes” shpalli listën e aktorëve dhe aktoreve të botës të cilët më së shumti përfituan gjatë vitit të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Për çdo vit “Forbes” përgatit listën e aktorëve dhe aktoreve të botës të cilët më së shumti kanë përfituar, ndërsa në listën e përgatitur për periudhën nga 1 qershori i vitit 2016 deri më 1 qershor të vitit 2017, në vendin e parë, me 68 milionë dollarë të fituar gjendet aktori amerikan Mark Wahlberg. Gjeneratat e mëhershme e kujtojnë atë si anëtar të grupit të njohur muzikor „New Kids on the Block“ si dhe me nofkën Marki Mark.

I dyti në listën e aktorëve më të paguar në botë është Dwayne Johnson me 65 milionë dollarë, ndërsa i treti është Vin Diesel, i njohur për serialin e filmave “The Fast and the Furious”, me 54.5 milionë dollarë të fituara.

Në listën e 30 aktorëve të cilët më së shumti fitojnë në industrinë e filmit gjenden 21 meshkuj dhe 9 femra.

Emma Stoune është e para në listën mes aktoreve, me 26 milionë dollarë, ndërsa gjendet e 15-ta në listën e përbashkët e më të paguarëve në botë.

Sipas listës botërore të fitimieve për periudhën e dhënë, 10 aktorët e parë fituan gjithsej 488.5 milionë dollarë, ndërsa 10 aktoret më të paguara fituan 172.5 milionë dollarë.

Në listën e aktorëve më të paguar botëror, në mesin e 10-ve janë aktori kinez Jackie Chan dhe indianët Shah Ruk Han, Salman Han dhe Akshaj Kumar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button