fbpx

Ushtarët profesionist më të moshuar se 45 vjet kërkojnë risistemim në MPB

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot pati takim pune me Sindikatën e Pavarur të Ushtarëve Profesionist të Republikës së Maqedonisë.

temë e takimit, siç kumtuan nga MPB, ka qenë risistemimi i ushtarëve profesionist pas përfundimit të moshës 45 vjet nga Ministria e Mbrojtjes në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Përfaqësuesit e Sindikatës së pavarur ia kanë elaboruar kërkesën e tyre ministrit Spasovski. Ata thirren në nenin 40 nga Ligji për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, sipas të cilit ushtarët profesionist me përfundimin e moshës 45 vjet mund të risistemohen në institucione të tjera. Në rastin konkret, nga Sindikata e Pavarur kanë kërkuar ndërmarrjen nga Ministria e Punëve të Brendshme (polici kufitare).

Ministri Spasovski, përfaqësuesve të Sindikatës u është përgjigjur se kërkesën e tyre do ta hapë në seancë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close