Probleme me mostretjen? Konsumoni këto tre produkte para gjumit

Gjumi nuk është për të gjithë i lehtë. Një numër i konsiderueshëm njerëzish vuajnë nga pagjumësia, e shkaktar për këtë janë faktorë nga më të ndryshmit. Një prej tyre, ai që konsiderohet si dhe më i sikletshmi është mostretja e mirë e ushqimit. Kjo shkakton ndër të tjera ndjesinë e të qenurit i fryrë, por jo rrallë herë sjellë pasoja si dhembje e stomakut apo simptoma të ngjashme, shkruan Bordo.al.

Kështu, askush nuk dëshiron të përjetojë eksperienca të tilla, e nga ana tjetër qetësuesit nuk janë zgjidhja ideale. Si çdo herë, ndikuesi më i madh për zgjidhjen e problemeve të tilla është përzgjedhja me kujdes e ushqimit. Produktet e duhura janë ato që do t’ju largojnë njëherë e përgjithmonë ndjenjen e fryrjes para gjumit, në mënyrë që mëngjesi tjetër t’ju gjejë më të freskët se kurrë. Më poshtë do të gjeni tre produktet më të mira lidhur me këtë problem:

Uji – esencial për të mbajtur sistemin dixhestiv në nivelet që duhet të jetë.

Kosi – me përmbajtje të caktuar bakteresh, shërben si rregullator i florës në traktin gastrik.

Xhinxheri – ndihmon në largimin e të vjellave, vrerit, gazrave apo pakësimit të oreksit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button