Rooney i jep fund karrierës së tij me kombëtaren

Futbollisti i anglez i klubit të Premier Ligës Angleze, Everton, Wayne Rooney, përfundoi karrierën e tij me kombëtaren, transmeton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti 31-vjeçar, në deklaratën me shkrim, tha se ndjehet shumë i lumtur se trajneri i kombëtares, Gareth Southgate, dëshiron ta shikojë atë sërish në kombëtare, por pas një procesi të gjatë dhe të vështirë ka njoftuar për vendimin për pensionim nga kombëtarja trajnerin Southgate.

Ai duke treguar se vendimin e ka marrë pasi që ka diskutuar këtë çështje me trajnerin e Evertonit, Ronald Koeman dhe familjen e tij, tha se çdo herë ka qenë diçka speciale të luaj në fanellën e kombëtares angleze.

Rooney kishte refuzuar ofertën që të luaj për kombëtaren e Irlandës në moshën 16-vjeçare pasi që gjyshja e tij ishte irlandeze duke u arsyetuar se “ndjehet plotësisht anglez”, ndërsa për herë të parë kishte veshur fanellën angleze në moshën 17-vjeçare me të cilin kishte shënuar 53 gola. Rooney me këtë kishte tejkaluar Bobby Charlton i cili kishte 49 gola për kombëtaren.

Sulmuesi anglez në moshën 17-vjeçare në ndeshjen kundër Maqedonisë në vitin 2004 në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Evropës kishte shënuar gol me të cilin ishte bërë golashënuesi më i mirë i historisë së kombëtares. Rooney, në karrierën e tij luajti në 3 kampionate. Rooney gjithashtu u bë futbollisti që ka veshur më së shumti fanellën e kombëtares angleze me 119 ndeshje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button