Mostrat nga hamburgetorja “Sedmica” janë të rregullta

Analizat laboratorike të mostrave të marra nga ushqimi  në hamburgetoren “Sedmica” në komunën e Karposhit dhe Kisella Vodës, nuk konfirmuan praninë e mikrobeve patogjene, por bakteria salmonela etreritidis është gjetur tek gjashtë prej 43 personave të hospitalizuar, njoftoi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (USHV).

Sipas USHV-së, negative janë ekzaminimet edhe nga koprikultura e marrë nga  sipërfaqja e punës në këto fastfude. Kampionet përputhen me kriteret mikrobiologjike për siguri të ushqimit dhe nuk janë arsye për helmimin.

Në dy objekte të hamburtores “Sedmica” janë zbatuar masat e duhura nga ana e shërbimeve inspektuese të ASHV-së dhe të Inspektoriatit Sanitaro-Shëndetësor dhe ato pas mbylljes së përkohshme janë hapur sërish.

Inspektoriati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor edhe më tej  e ndjek gjendjen dhe proceduron në pajtim me kompetencat. Paralajmëron se do të kryhet kontroll mbikëqyrës në objektin e “Sedmicës” lidhur me masat e ardhshme kundër epidemike lidhur me helmimin dhe do të ndërmerren masa përkatëse juridike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button