Ghani lavdëron strategjinë e SHBA-së në Afganistan

Me një fjalim drejtuar kombit, presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, mirëpriti strategjinë e re të Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, ndërsa i bëri thirrje Pakistanit fqinj të ndryshojë qasjen ndaj vendit të tij.

Ghani tha se strategjia e re amerikane është në interes edhe të Afganistanit, edhe të SHBA-së, njofton REL.

“Ne, si qeveri, duam paqe edhe me shtetin e Pakistanit”, tha ai.

“E falënderoj presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe administratën e tij, që pas diskutimeve të thella, vlerësimeve gjithëpërfshirëse dhe debateve të rëndësishme, kanë dalë me një strategji, e cila, me dëshirën e Zotit, do të sigurojë interesat tanë”, tha Ghani.

Kabuli dhe Uashingtoni, për kohë të gjatë, kanë akuzuar Pakistanin për strehimin e talibanëve afganë – akuza që hidhen poshtë nga Islamabadi.

Në fjalimin e parë drejtuar kombit, më 21 gusht, Trump u tërhoq nga premtimi i fushatës për t’i dhënë fund luftës së SHBA-së në Afganistan, duke thënë se forcat amerikane do të mbeten të angazhuara atje, në luftën kundër militantëve talibanë.

Trump po ashtu paralajmëroi se Uashingtoni nuk do ta tolerojë më Pakistanin që t’iu ofrojë “streha të sigurta” grupeve ekstremiste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button