fbpx

Përfaqësues të SHGM dhe SPGPM u takuan me ministren Carovska

Përfaqësues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë dhe të Sindikatës së Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve Medial sot patën takim pune me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska. Në takim, siç kumtoi SHGM, është biseduar për mundësinë që gazetarët e falimentuar nga radiot e mbyllura lokale të përfshihen me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim material të të falimentuarve.

Kryetari i SHGM, Naser Selmani dhe kryetarja  e SPGPM, Tamara Çausidis e kanë njoftuar ministren Carovska me problemin e pazgjidhur me gazetarët nga radiodifuzerët lokal. Selmani dhe Çausidis kanë kërkuar nga Carovska seriozisht të shqyrtohet mundësia që këto kolegë të sigurohen materialisht dhe me atë të korrigjohet një padrejtësi e madhe.

Përfaqësuesi i gazetarëve me status punëtor i falimentuar, Lupço Jakimovski në detaje ia ka sqaruar ministres për, siç ka theksuar, tërë golgotën nëpër të cilën kanë kaluar kolegët nga viti 2008, kur në mënyrë jo transparente ishte fshirë një paragraf nga neni i logjit për veprimtari radiodifuzive.

Minsitrja Carovska ka theksuar se Qeveria ka vullnet politik që përfundimisht ta zgjidhë çështjen me të gjithë punonjësit e falimentuar, ka premtuar se seriozisht do ta shqyrtojë kërkesën e SHGM-së dhe SPGPM-së dhe se në një kohë sa më të shkurtër do t’i njoftojë për mënyrën e zgjidhjes së statusit të gazetarëve të falimentuar nga radiot e mbyllura.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close