Nxënësit shqiptarë të Maqedonisë, as këtë shtator nuk do ta kenë në duar abetaren e unifikuar

Edhe pse dy vjet nga marrëveshja e arritur në sferën e arsimit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe pesë vjet nga përdorimi i abetares së unifikuar shqiptare në Kosovë, nxënësit shqiptarë të Maqedonisë as këtë vit shkollor nuk do ta kenë në duar abetaren e unifikuar, shkruan Portalb.mk.

Abetarja e unifikuarPërdorimi i abetares së unifikuar nga nxënësit shqiptarë të Maqedonisë paraprihet me ndryshim të ligjit të teksteve shkollore, megjithatë siç bëri të ditur zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Visar Ganiu, kjo do të parashihet me ndryshim të ligjeve për arsim fillor për të cilin ende po punohet në Ministri.

“Ne kemi nismë për ndryshim të ligjeve në të gjitha nivelet, sipëror, të mesëm dhe fillor.  Jemi duke mbledhur informata në lidhje me abetaren dhe kuptohet që do të insistojmë qe të ndryshojmë edhe ligjin e teksteve shkollore që të mund ta zbatojmë abetaren e Unifikuar në Maqedoni”, tha Ganiu.

Në lidhje me mosvënien në funksion të abetares së unifikuar shqiptare në Maqedoni, profesori universitar Fatmir Sulejmani për Portalb.mk vlerëson se është koha e fundit që nxënësit shqiptarë, kudo që jetojnë, të shfrytëzojnë një abetare të vetme. Sigurisht që kjo është dashur të ndodhë shumë më herët, sikur Maqedonia të mos kishte ndjekur udhën e hegjemonizmit arsimor e kulturor dhe sikur ne të ishim pak më këmbëngulës në luftën për të drejtat tona shumë legjitime…

LEXO: Unifikimi i teksteve shkollore me Shqipërinë, ende ëndërr e parealizuar!

Paralelisht me abetaren të bëhet edhe unifikim i teksteve shkollore 

Fatmir Sulejmani
Fatmir Sulejmani

Krahas zvarritjes së çështjes së abetares, viteve të fundit jemi dëshmitarë se kishte gabime të shumta dhe skandaloze në librat e gjeografisë, shoqërisë, historisë dhe muzikës, por edhe fyerje dhe pavërteta kundrejt shqiptarëve. Zëvendësministri i Arsimit Visar Ganiu, në lidhje me këtë çështje tha se “po punohet për largimin e tyre”, por nuk dha ndonjë datë konkrete kur të njëjtat do të largohen.

“Ne jemi duke formuar grupe punues nga ekspert të lëmive përkatëse dhe kuptohet që në fazën përfundimtare do të ndërmarrim hapa tjerë të cilat do të jenë në interes të shqiptarëve”, tha Ganiu.

Sipas profesor Sulejmanit, “krahas abetares së unifikuar, duhet të punohet seriozisht edhe për zgjidhjen e problemeve me tekstet tjera mësimore dedikuar nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, të cilët procesin mësimor e ndjekin në Gjuhën e bukur dhe të lashtë shqipe. Mendoj se janë toleruar tej mase fyerjet në baza etnike të shqiptarëve nëpërmjet teksteve shkollore, si ato të Historisë e të Gjeografisë. Të shpresojmë se qeveria e re përgatitjen e teksteve shkollore do t’ua besojë profesionistëve të fushave përkatëse, jo injorantëve që nuk e kuptojnë rolin e tyre (teksteve shkollore) për të ardhmen e një shoqërie mirëfilli demokratike, të cilën nuk mund ta lidh asgjë me mendësinë mesjetare …”, tha profesor Sulejmani.

Vlerësime të ngjashme me ato të profesor  Sulejmanin dhanë edhe reformuesit e arsimit të Planit 3-6-9-12 të cilët thanë se “nuk shohin pengesë në inkluzivitetin arsimor dhe shtetëror nëse bëhet unifikimi i abetares dhe teksteve shkollore dhe vlerësojnë se ajo do të jetë një mundësi mirë e standardizimit të gjuhës shqipe”.

Lexo më shumë:

Tjetër skandal në tekstet shkollore, ja fjalët fyese në Abetare
Edhe këtë vit nxënësit e Maqedonisë pa Abetare të përbashkët me Shqipërinë
Ja pse nxënësit në Maqedoni ende nuk mund ta përdorin Abetaren e përbashkët
A do ta përdorin abetaren e përbashkët nxënësit shqiptar?
Kumanovë: Urgjentisht të sigurohet Abetarja mbarëkombëtare

“Abetarja mbarë kombëtare” që harroi gjithë shqiptarët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button