Një grua 75 vjeçare dyshohet për shkaktimin e zjarrit në Makedonski Brod

Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistikë në Makedonski Brod deri te Prokuroria Publike përkatëse ka dorëzuar padi penale kundër S.B. (75) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka shkaktuar zjarr, njofton Portalb.mk.

S.B. më 16 gusht, rreth orës 09:00 në tokën e saj të locuar në vendin e quajtur “Ograda” në fshatin Vollçe, Komuna Makedonski Brod ka djegur dru të thata – degë nga Qershia, me qëllim që vendin në fjalë ta pastrojë nga degët. Pasi e ka ndezur zjarrin, i njëjti është përhapur në pjesën perëndimore të vendit, gjegjësisht në drejtim të shtëpive në fshatin Vollçe, duke përfshirë pjesën me barë, dru dhe degë. Për shkak të motit të nxehtë, zjarri është përhapur në hapësirë të gjerë dhe ka pamundësuar kontrollin e saj”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button