Osmani: Maqedonia ka dhe do të ketë marrëdhënie korrekte ndaj të gjithë fqinjëve

Maqedonia gjendet në moment historik të klimës pozitive edhe brenda edhe në rajon, që të bëjmë hap përpara në eurointegrimet, dhe do të jetë gabim i cilitdo qoftë nëse lejon të hapë çështje të reja me fqinjët, deklaroi sot zëvedës kryetari i Qeverisë, i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Ai këtë e ceki si përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Maqedonia ka dhe do të ketë marrëdhënie korrekte me të gjithë fqinjët. Për ne është shumë me rëndësi t’i mbyllim të gjitha çështjet e hapura, pasi kjo është dispozitë e rëndësishme në rrugën tonë drejt eurointegrimeve. Punojmë intensivisiht që t’i mbyllim çështjet me fqinjët. Kemi bërë hap të guximshëm për mbylljen dhe nënshkrimin e marrëveshjes me Bullgarinë. Biseduam  për masat e besimit me Republikën e Greqisë. Më së paku që duhet është hapja e çështjeve të reja”, deklaroi Osmani gjatë vizitës në Laboratorinë fitosanitare shtetërore.

Ai theksoi se kjo çështje nuk duhet të vendoset në kontekst ditor politik, pasi nuk është çështje e zënkës mes pushtetit dhe opozitës, por çështje e strategjisë shtetërore për zgjidhjen e çështjeve të hapura me fqinjët.

“Ende është e paqartë situata lidhur me shkaqet. T’i presim të gjitha informatat, të mos shpejtojmë me konkluzione dhe deklarata të cilat mund në mënyrë shtesë t’i përkeqësojnë raportet. I inkurajojmë deklaratat e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Sinjalet e njëjta pozitive i japim edhe ne prej këtu, se jemi për normalizimin e marrëdhënieve për sqarimin e shkaqeve eventuale që kanë sjellur deri te kjo shkelje”, deklaroi Osmani.

Në pyetje të gazetarëve për pritjet nga vizita e paralajmëruar e ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxijas në Maqedoni, Osmani tha se janë në pritje pozitive të vizitës së tij, e cila paraqet takim të rëndësishëm që do t’i thellojë në mënyrë shtesë marrëdhëniet mes dy shteteve dhe se agjenda në mënyrë shtesë do të konfirmohet.

“Jemi të interesuar si Qeveri që t’i mbyllim të gjitha çështjet që i kemi me fqinjët. Maqedonia gjendet në një moment historik për hapërim drejt eurointegrimeve dhe vlerësojmë se secili duhet të japë kontribut që ky momentum i klimës pozitive në shtet, rajon dhe Ballkan ta shfrytëzojmë si mundësi dhe të shkojmë përpara”, deklaroi Osmani.

Ai potencoi se masat për ndërtimin e besimit mes dy shteteve duhet të rriten dhe përforcohen, për çka Sekretariati ka formuar grup punues, për siç tha, ndërtimin e urave shtesë të komunikimit mes dy shteteve që sa më shumë të eliminohen paragjykimet dhe të hiqen emocionet dhe në mënyrë racionale të qasemi drejt zgjidhjes së çështjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button