Sulm vdekjeprurës në Afganistan; talibanët pranojnë përgjegjësinë

Pesë veta janë vrarë dhe së paku 38 janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në provincën Helmand të Afganistanit, transmeton REL.
Omar Zhwak, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha se sulmuesi ka shpërthyer makinën e mbushur me eksplozivë në një vendparkim pranë selisë së policisë në qytetin Lashkar Gah.

Zyrtarët thanë se të vrarët përfshijnë fëmijë, gra dhe ushtarë.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

Ai vjen një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është zotuar se do t’i mbajë trupat amerikane në Afganistan për të luftuar militantët.

Talibanët kanë prani të madhe në Helmand.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button