Premtimet për shkollën e Vizbegut mbeten vetëm fjalë boshe!

Banorët e Vizbegut shprehen të habitur dhe të brengosur lidhur me fillimin e vitit të ri shkollor, pasi që ende nuk dihet fati i fëmijëve të tyre, se a do të vazhdojnë mësimin në shkollën fillore në Shutkë apo do të mundësohet ndonjë zgjidhje tjetër për ata, shkruan Portalb.mk.

Vite me radhë premtohet ndërtimi i një shkollë fillore në këtë lagje të komunës së Butelit, pasi që numri i nxënësve është i madh dhe të njejtët ndjekin mësimin mjaft larg nga vendbanimi i tyre. Banorët për Portalb.mk shprehen të revoltuar duke thënë se më janë lidhur nga premtimet.

Vizbeg

“Ende nuk kemi asnjë informacion se çfarë do të bëhet. Deri më tani asgjë nuk është ndërtuar, një shkollë e vjetër që ka qenë këtu është lyer nga jashtë por nuk kemi informacion se a do të mësojnë aty fëmijët tanë apo jo? Është gjithçka sekret”, shprehet një banor i Vizbegut për Portalb.mk.

“Vetëm premtohet asgjë nuk realizohet. Ministri premtoi ndërtimin e një objekti të ri shkollor, por nuk është i pari që premton një gjë të tillë. Frikësohem se mos ishte vetëm premtim parazgjedhor dhe se tani nuk do të bëjnë asgjë”, tha Ferit T., banor.

21057828_10155138570853992_1881781702_o

Portalb vizitoi këtë lagje dhe pa sa shkolla fillore “Kliment Ohridski” ishte lyer, mirëpo mbi të nuk kishte ndonjë tabelë, ndërkaq për nxënësit shqiptarë u tha se nuk do të mësojnë aty por që do të ndërtohet shkollë e re.

Kurse sa i përket vendit i cili u nda për ndërtimin e këtij objekti, që duhej të fillonin punimet në mars, nuk është bërë asgjë, madje as themelet nuk janë hapur.

Vizbeg

Ndryshe, lagjja e Vizbegut në një ta ardhme të shpejtë pritet të bëhet me shkollë fillore, kështu kishte paralajmëruar kryetari i komunës së Butelit, Petre Llatinovski qysh në vitin 2012Ai madje tha se është siguruar një sipërfaqe prej 11 mijë katrorë ku parashihet të ndërtohet një objekt në bazë të të gjitha standardeve për mësim.

Mirëpo edhe pas pesë viteve nuk ka asgjë të re sa i përket ndërtimit të objektit të ri shkollor në Vizbeg.

Në vitin 2014 nga komuna e Butelit thanë për Portalb se në Vizbeg është paraparë të ndërtohet shkollë fillore por edhe foshnjore për parashkollorët, por deri më tani nuk është bërë as njëra e as tjetra.

Vizbeg

Kurse kohë më parë ministri i arsimit Pishtar Lutfiu premtoi se në 2017 do të fillojnë punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në Vizbeg, mirëpo banorët shprehen skeptik sa i përket kësaj çështje duke pasur parasysh se tani gjendemi në një periudhë parazgjedhore.

Derisa organet kompetente nuk ndërmarrin asgjë, 800 nxënësit shqiptar të lagjes Vizbeg të Shkupit do ta fillojnë vitin e ri shkollor  4 kilometra larg, në shkollën fillore ’26 Korriku’ në Shutkë./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button