Miratohet masa nga plani 3-6-9 për ndalimin e reklamave qeveritare

Qeveria në seancën e sotme  të 24-t e miratoi masën e Planit 3-6-9  e cila ka të bëjë me ndalimin e reklamave qeveritare të  radiodifusionistëve komercialë dhe mediave të shtypura, bilbordeve, internet-portaleve me përjashtim të mediave sociale dhe transmetimin e komunikimeve me qytetarët përmes servisit të radiodifuzionit, transmeton MIA.

“Në pajtim me këtë masë Qeveria e Republikës së Maqedonisë miratoi konkludim sipas të cilit angazhohen të gjithë organet e administratës shtetërore, i tregohet institucioneve që nuk kanë status të organeve të drejtorisë administrative dhe i rekomandohet  njësive të vetëqeverisjes lokale që të ndalojnë transmetimin, reskektivisht reklamimin e fushatave/spoteve të hapësirës pagesore të  radiodifuzionistëve elektronikë komercialë -televizioneve dhe radiove, gazetave ditore dhe javore, bilbordeve, interent-portaleve, me përjashtim të mediave sociale, në pajtim me  masën e miratuar nga Plani 3-6-9, njoftoi pres shërbimi qeveritar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button