Parisi thyen rekordin e 10 viteve të fundit në numrin e turistëve

Në gjysmën e parë të këtij vitin në Paris janë realizuar vizitat më të mëdha turistike të 10 viteve të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të publikuara nga Komiteti Rajonal i Turizmit në Paris, numri i turistëve që kanë vizituar Parisin është rritur 1,5 milionë në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Theksohet se në gjysmën e parë të vitit Parisin e kanë vizituar 16 milionë turistë, ku nëse merren për bazë shifrat e viteve të mëparshëm kjo shifër është shënuar si shifra më e lartë e vizitave turistike në 10 vitet e fundit.

Ndërsa nëse merren në konsideratë kombësitë e turistëve të ardhur në Paris theksohet se amerikanët me 1,14 milionë janë renditur të parët që kanë vizituar më shumë Parisin.

Për shkak të sulmeve terroriste të cilët nisën më 7 janar 2015 kundër “Charlie Hebdo” dhe të cilat vijuan duke u intensifikuar në nëntor 2015 u përjetua një ulje e madhe në numrin e turistëve.

Ministria franceze e Turizmit në një deklaratë në fund të muajit të kaluar kishte deklaruar pritshmëritë për të thyer një rekord në fund të vitit duke arritur në 89 milionë numri i turistëve të ardhur në Francë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button