Bllokohet deponimi i mbeturinave në Rusino, banorët kërkojnë respektim të standardeve

Banorë nga nëntë fshatra në komunën Gostivar paralajmëruan se nuk do të lejojnë transportimin dhe ngarkimin e mbeturinave komunale në deponinë Rusino për shkak të mosrepsektimit të marrëveshjes nga ana e ndërmarrjeve komunale të Pollogut.

Ata apeluan deri te shërbimet kompetente të mos dërgojnë kamionë me mbeturina, pasi nuk do t’u lejohet qasja deri te deponia. Prej mbrëmë me bllokada të rrugës lokale, nuk u lejojnë qasje kamionëve që të transportojnë mbeturina, ndërsa në një moment gjendja edhe u tensionua, pas çka është ftuar edhe policia.

Kryetari i bashkësisë lokale Banjica e Poshtme, Nasir Hasipi tha se edhe pse është arritur marrëveshje që mbeturinat të barten në orët e vona të mbrëmjes, me kamionë adekuatë, megjithatë ato kalojnë nëpër fshatra shumë më herët.

“Prej tyre derdhen ujëra të zeza, mbeturinat derdhen nëpër rrugë dhe shumë punë tjera. Edhe pas një viti nuk janë plotësuar pjesa më e madhe e obligimeve për të cilat është arritur marrëveshje. Popullata prej nëntë bashkësive lokale është e revoltuar dhe më këtë nuk do ta durojë”, deklaroi Hasipi.

Nga komuna e Gostivarit thonë se i përkrahin qytetarët në kërkesat e tyre që të respektohet marrëveshja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button