Zaev të shtunën në Durrës në takim joformal të kryeministrave nga Ballkani Perëndimor

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev më datë 26 të këtij muaji do të merr pjesë në takimin joformal të kryetarëve të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar integrimit rajonal, që do të mbahet në Durrës, kumtuan nga pres-shërbimi qeveritar.

Krahas kryeministrave të shteteve nga rajoni, do të marrin pjesë edhe komisari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han dhe nënkryetari i Bankës Botërore për Evropë dhe Azinë Qendrore, Siril Miler.

Në takimin në Durrës, homolog i të cilit është kryeministri shqiptar Edi Rama, do të mbahen disa sesione punuese me tema të lidhura me bashkëpunimin rajonal dhe për përforcimin e proceseve integruese të Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button