Spasovski: Bashkëpunim më i madh për menaxhment më cilësor të krizave

“Nevojitet bashkëpunim dhe koordinim më intensiv ndërinstitucional për ballafaqim më cilësor me zjarret”, kështu vlerëson ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Spasovski, i cili është kryesues i Komitetit menaxhues qeveritar për koordinim dhe menaxhim me kriza, në takimin e sotëm punues me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Adnan Xhaferovski, i vlerësoi si të suksesshme masat dhe aktivitetet e deritanishme të MPB-së dhe DMSH-së për parandalimin dhe menaxhimin me zjarret.

“Është e domosdoshme që gjatë periudhës së ardhshme të inicohen masa dhe projekte për koordinim dhe bashkëpunim më intensiv të institucioneve për sigurimin e menaxhmentit më cilësor të krizave, posaçërisht në pikëpamje të parandalimit nga zjarret”, tha Spasovski.

Në fokus të bisedës ishin gjendjet me zjarret dhe masat dhe aktivitetet që i ndërmarrin të dy institucionet, MPB dhe DMSH, në këtë drejtim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button