Osmani: Dëshirojmë dhe zhvillojmë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët

Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet nga rajoni. Mendoj se Qeveria e re e tregoi këtë dhe  ndërmarrim aktivitete intensive që të zgjidhim çështjet e hapura me fqinjët dhe jo të hapim të reja, deklaroi nënkryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për tensionimin e marrëdhënieve të Beogradit me Shkupin.

“Kuptohet që me vigjilencë e ndjekim gjendjen, megjithatë nuk do të shpejtojmë me konkluzione. Ajo që mund të bëjmë është që të përshëndetim deklaratën nga pala serbe  respektivisht qëndrimin e tyre zyrtar për mbrojtjen e marrëdhënieve miqësore dhe kthimin e gjendjeve në kornizat e zakonshme”, tha Osmani në pres konferencën e sotme në Qeverinë e RM-së.

I pyetur nëse sjellja e Serbisë është e lidhur me paralajmërimet për kandidimin e Kosovës për pranimin në UNESKO, Osmani u përgjigj se nuk duhet që të spekulohet lidhur me arsyet.

“Për ne është e rëndësishme që të  mbyllim çështjet e hapura me fqinjët. Nuk do të përshpejtojmë me asnjë lloj vendimi në këtë drejtim, do të presim që të merren të gjitha detajet lidhur me këtë çështje. E rëndësishme është për të dy palët të kihet vullnet pozitiv që të kthehen gjërat në marrëdhëniet e zakonshme”, tha nënkryeministri.

Osmani tha se në komunikim me autoritetet e Kosovës është marrë informacion se momentalisht Prishtina aspak  nuk ka aplikim për pranim në UNESKO.

“Ata thonë se momentalisht aspak nuk kanë aplikim, kështu që  kjo nuk është lëndë për bisedime. Në momentin që do të kërkohet përkrahje atëherë do të marrim vendim”, deklaroi nënkryeministri Bujar Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button