6 martesat më të gjata të personazheve të njohur që do t’ju kthejnë besimin te dashuria e vërtetë (FOTO)

Në ditët tona, marrëdhëniet e dashurisë mes personazheve të njohur janë një model frymëzimi për pjesën tjetër të shoqërisë. Por mes shumë ndarjeve e divorceve të bujshme që përfliten dhe që na bëjnë të kuptojmë se dashuria në Hollywood nuk ekziston, ka edhe shumë martesa të gjata që na tregojnë këto çifte e që na bëjnë të përulemi para dashurisë së vërtetë, shkruan Revista Class.

Sarah Jessica Parker dhe Matthew Broderick kanë një martesë të gjatë që mbahet edhe si një prej marrëdhënieve më të gjata në Hollywood. Çifti kanë bashkë plot 20 vjet.

25 vjet bashkë. Fashion guru Rachel Zoe dhe Rodger Berman kanë një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të lumtur. Një çerek shekulli nuk është pak apo jo?

Jerry Seinfeld është i martuar me bashkëshorten e tij Jessica, për plot 18 vjet.

Një prej çifteve më të famshme në Hollywood është natyrisht Will Smith dhe Jada Pinkett Smith. Edhe pse është spekuluar jo rrallë për marrëdhënien e tyre, çifti ka plot 20 vjet martesë.

Nëse dëshiron vërtet të gjesh një arsye për të besuar te dashuria e vërtetë, shiko këtë çift: Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson, kanë bashkë plot 30 vjet martesë.

Faith Hill dhe Tim McGraw janë mbreti dhe mbretëresha e muzikës country në të gjithë botën. Ata kanë bashkë plot 21 vjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button