fbpx

Liqeni i Ohrit, një ndër 8 më të bukurit për pushime në Evropë

Faqja e njohur ndërkombëtare e udhëtimeve, Tripadvisor ka sjellë për lexuesit e saj tetë destinacionet më të bukura për pushime buzë liqenit në Evropë.

Mes tyre është edhe liqeni i Ohrit. Çdo liqen shoqërohet edhe me shtetin ku ndodhet dhe Trip Advisor ka përmendur Maqedoninë, nga është marrë edhe fotoja, duke na kujtuar edhe një herë që natyra na ka bekuar me shumë pasuri dhe Shqipëria nëse do dinte si t’i shrytëzonte ato për turizëm do të ishte një hap para. Ndërsa kështu duhet të kënaqemi me emrin në tekst dhe të lexojmë sesi faqet ndërkombëtare këshillojnë shtetin tjetër, edhe pse liqeni është i njëjti, transmeton Revista Class.

“Imagjinoni të pini kafen e mëngjesit në tarracën e kësaj vile të mrekullueshme pranë liqenit, ose ta mbyllni mbrëmjen me një koktej në dorë. Një nga liqenet më të vjetër dhe më të thellë të Evropës dhe një vend i mbrojtur nga UNESCO që në vitin 1979, liqeni i Ohrit ka qenë një nga vendet më të pëlqyere për pushime pasive për banorët e Maqedonisë dhe Shqipërisë, dy shtet që prek. Ndërsa tani vizitorët vijnë nga i gjithë rajoni, ka ende sharm, bukuri dhe mbi të gjitha paqe dhe qetësi përgjatë brigjeve të këtyre ujërave ngjyrë turkuaze”, shkruan Tripadvisors.

Liqenet e tjera të propozuara janë liqeni Bled në Slloveni, liqeni Orta në Itali, liqeni Plitvice në Kroaci, Loch Awe në Skoci, liqeni Saint-Croix në Francë dhe liqeni Heviz në Hungari dhe liqeni Constance mes Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë.

Liqeni Bled, Kroaci

Liqeni Orta, Itali

Liqeni Plitvice, Kroaci

Loch Awe, Skoci

Liqeni Saint-Croix, Francë

Liqeni Heviz, Hungari

Liqeni Constance, Gjermani, Austri, Zvicër

 

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close