Bllokadë për deponinim e mbeturinave komunale nga komunat e Tetovës

Banorët e disa fshatrave të cilat gravitojnë rreth deponisë Rusino, mbrëmë e bllokuan transportin dhe deponimin e mbeturinave komunale nga rajoni i Tetovës. Ata janë të pakënaqur nga mosrespektimi i kërkesave të tyre të cilat paraprakisht ishin dakorduar me vetëqeverisjet lokale nga rajoni i Pollogut.

Prej mbrëmë para mesnate, banorët e Sushicës, Simnicës, Gjonovicës, Bajnicës së Poshtme dhe të Epërme vendosën bllokada nga automobila, kamionë dhe mekanizëm të bujqësisë dhe nuk i lëshuan kamionët të cilët duhej të shkarkojnë mbeturina në deponi.

“Nuk respektohet marrëveshja. Kamionët duhej të lëvizin në orët e natës përmes rrugës lokale, e jo gjatë tërë ditës. Asnjëra prej kërkesave tona, në realizimin e të cilave u obliguan kryetarët e komunave në marrëveshje, nuk është realizuar. Nuk do t’i lëshojmë kamionët, ky është qëndrimi i shumë bashkësive lokale”, u tha në tubimin protestues.

Bllokadat sipas paralajmërimeve do të vazhdojnë edhe sot, me çka do të pamundësohet deponimi i mbeturinave komunale nga rajoni i Tetovës. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button