Asgjë nga projekti “ARM shtëpia ime e vërtetë”

PROJEKT: ARM shtëpia ime e vërtetë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë kujdeset vazhdimisht për përmirësimin e kushteve për punë, jetë dhe për standardin e të punësuarve në MM dhe përfaqësuesit e ARM-së. Për këtë qëllim punohet në zbatimin e projektit “ARM shtëpia ime e vërtete”, me të cili do të zgjidhim çështjen e strehimit të një pjese të përfaqësuesve të ARM-së përmes ndërtimit të banesave të cilat do të blihen me norma interesi të subvencionuara dhe me çmime më të lira në treg.

ARSYETIM:

Projekt “ARM shtëpia ime e vërtetë” është premtim i parealizuar i VMRO-DPMNE-së, të dhënë në programin zgjedhor “E verifikuar” (2014-2018) në pjesën “Mbrojte dhe siguri” (faqe 243), në suaza të projektit “Kujdes për standardin e të punësuarve në MM dhe në ARM”. Deri më tani (18.08.2017) nuk ka “haber” nga banesat me çmime më të ulëta komerciale për përfaqësuesit e ARM-së, të cilët VMRO-DPMNE, në të vërtetë, i premtoi për herë të parë para tetë viteve. Ky projekt është promovuar që në vitin 2009, kur ministri i atëhershëm i mbrojtjes, Zoran Konjanovski, bëri të ditur se përfaqësuesit e ARM-së do të kenë mundësi që të blejnë banesa me kushte të favorshme, shkruan “Vërtetëmatësi” 

Me 29 nëntor të vitit 2009 Konjanovski lajmëroi se:

Në suaza të projektit “ARM, shtëpia ime e vërtetë”, Ministria dhe Qeveria do të ndërtojnë banesa në Kërçovë, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Veles, Shtip dhe në Prilep. Pritet që banesat të fillojnë të ndërtohen ka mesi i vitit 2010, ndërsa këto do t’ju dorëzohen përfaqësuesve të ARM-së kah fundi i vitit 2011. Vlera e banesave do të jetë më e ulët nga ajo e banesave komerciale, dhe një merë katror do të kushtonte 450 deri në 500 euro…

Në intervistën për magazinën “Shtip” (faqe 10) nga janari i vitit 2010 Konjanovski për këtë projekt thotë:

Para një muaji promovuam edhe projektin “ARM- shtëpia ime e vërtetë”, projekt të cilin di të vazhdojmë që ta zhvillojmë edh enë vitin e ardhshëm, ndërsa do të fillojmë që ta realizojmë në gjysmën e dytë të vitit 2010 kur do të fillojnë të ndërtohen banesat. 

Projektin “ARM, shtëpia ime e vërtetë”, VMRO-DPMNE më pas e përmendin edhe në fushatën parazgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në qershor të vitit 2011. Në Manifesti për reforma dhe zhvillim – Programi zgjedhor i VMRO-DPMNE-së (2011-2015) (Mbrojtje dhe siguri) për këtë projekt shkruan:

Do të vazhdojmë me projektin “ARM – shtëpia ime e vërtetë’ dhe për ndërtimin e banesave dhe shtëpive të përfaqësuesve të armatës, edhe pas PDU-së të sjella nga ana e komunave, në fazën e parë është paraparë ndërtimi i banesave në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë. Në fazat e ardhshme të këtij projektit, në pajtim me interesin e përfaqësuesve të ARM-së, banesat do të mund të ndërtohen në lokacionet tashmë të siguruara dhe në komunat: Veles, Kërçovë, Prilep dhe Shtip. Në periudhën e ardhshme, në pajtim me interesin e shfaqur edhe mundësive për urbanizim të sipërfaqeve të pashfrytëzuara, do ta zhvillojmë këtë projekt edhe më ndërtimin e lagjeve të planifikuara nga ndërtesat individuale rezidenciale – shtëpi. Me këtë projekt, për herë të parë, përfaqësuesve e ARM-së do të ju mundësohet zgjidhja me çështjen strehimit nën kushte të mira, edhe atë: çmim jashtëzakonisht i ulët dhe kreditim afatgjatë pa interes me një periudhë mospagimi, nga fillimi i ndërtimit deri të shpërngulja. 

Por, projekti nuk është realizuar në këtë mandat të VMRO-DPMNE-së, andaj ndërtimi i banesave për përfaqësuesit e ARM-së, u premtua përsëri në programin zgjedhor “E verifikuar” (2014-2018) në faqen 243.

Në tetor të vitit 2015 ministri i atëhershëm i mbrojtjes Zoran Jolevski dhe Shefi i Shtabit kryesor të ARM-së, Gjeneral-nënkoloneli Metodija Veliçovski në kazermat e Shkupit “Strasho Pinxhur” – Petrovec dhe “Ilinden”, si dhe në kazermën e Kumanovës “Boro Menkov” ka prezantuar projektin “ARM – shtëpia ime e vërtetë” para përfaqësuesve të Armatës. Në mediume u transmetuadeklarata e Jolevskit në të cilën mes tjerash, thotë:

Kishim takim me përfaqësuesit e ARM-së të interesuar për blerjen e banesave përmes projektit “ARM- shtëpia ime e vërtetë”. Kah fundi i dhjetorit (2015) dhe kah mesi i janarit (2016) do të fillojmë me ndërtimin e ndërtesës së parë, ndërsa jemi duke marr leje-ndërtim nga Komuna e Karposhit…

Ndërsa siç informuan mediumet, Jolevski ushtarëve nga kazerma Ilinden, ju ka kumtuar se projekti për ndërtimin e banesës së parë ka përfunduar dhe është dorëzuar komunës Karposh. Sipas paralajmërimeve ndërtesa e parë është dashur që të fillojë të ndërtohet në periudhën dhjetor 2015 – janar 2016 dhe të përfundojë për 12 muaj, gjegjësisht dhjetor 2016 – janar 2017.

Fillimi i ndërtesës së parë duhej që jetë ka fundi i dhjetorit ose fillimi i janarit të vitit të ardhshëm. Përkrah marrjes së leje-ndërtimit, Qeveria e RM-së solli vendim për dhënien më qira afatgjate të tokës kur do të ndërtohen banesat e para. Jemi duke negociuar me bankat për financimit e këtyre banesave, ndërsa bisedojmë edhe për definimin e kushteve për zgjedhjet të kompanisë ndërtuese. 

Objekti i parë do të ndërtohet në afërsi të kazermës Ilinden, ndërsa nëse ka interes do të vazhdojë me ndërtimin edhe në qytetet e tjera. Parashihet se do të ketë interes të madh dhe se do të ndërtohen më shumë ndërtesa kah mesi i korrikut ose gushtit të vitit të ardhshëm. 

Ndërtesa e parë është paraparë që të ndërtohet për 12 muaj. (Jolevski)

Sipas planit të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërtesa do të ketë bodrum+kat përdhes+4 kate.

Në bodrum janë vendosur garazhet, kati përdhes është paraparë për hapësira për biznes, ndërsa të katër kate janë banesat për përfaqësuesit e ARM-së. Përkrah garazheve, mungesa e vend-parkimit në pajtim me rregulloren e projektimit të ndërtesave është zgjidhur me vend-parkime në suaza të parcelave ndërtuese. Sipas strukturës së banesave në këtë ndërtesë ka tre lloje banesash. Njëdhomëshe, dydhomëshe, dhe tredhomëshe. 

Gjatë përpunimit të dokumentacionit të projektit për ndërtesat e mbetura edhe përkrah strukturës së lartpërmendur të banesave do të parashihet edhe banesa katërdhomëshe me sipërfaqe prej 100 m2. 

Ndërtimi i ndërtesës së parë të projektit “ARM shtëpia ime e vërtetë” filloi në tetor të vitit 2016, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare (dhjetor 2016), në lokacioni pas kazermës “Ilinden” në Shkup. Mediumet informuan se vendosja e gur-themelit përkrah ministrit të atëhershëm të mbrojtjes Jolevski dhe përfaqësuesve të ARM-së, ka qenë i pranishëm edhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, siç u kumtua atëherë:

Prej 32 banesave, tetë janë njëdhomëshe, tetë dydhomëshe, tetë tredhomëshe dhe tetë katërdhomëshe. Çmimi i një banese njëdhomëshe do të jetë 19 mijë euro, ndërsa të punësuarit në ARM do ta blejnë me 240 këste mujore me vlerë prej 70 eurove me kundërvlerë në denarë. Për banesa më të mëdha të punësuarit në ARM do të ndajnë rreth 45 mijë euro, të cilat do t’i paguajnë me 240 këste mujore me vlerë prej 170 euro me kundërvlerë në denarë. 

Përsëri, premtimet e këtilla të cilat janë pjesë e programit edhe e të fundit zgjedhor të VMRO_DPMNE-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2017-2020 – “Realja”, faqe 278, nuk u realizuan. 

Me (18.08.2017) “Deutsche Welle” publikoi tekstin me titull: Nga “ARM shtëpia ime e vërtetë” mbeti vetëm gropa! Në përshkrimin e fotografive të treguara nga vendi i cili duhej që të ndërtojë ndërtesa për përfaqësuesit e ARM-së të shihet se ka mbetur vetëm një livadh bosh. Po ashtu, është tansmetuar edhe deklarata e Risto Ajtov, kryetari i Sindikatës së Mbrojtjes dhe Sigurisë, i cili për “Deutsche Welle” theksoi:

Kanë mbetur vetëm gropa nga projekti “ARM, shtëpia ime e vërtetë”

Për një fotografi për pikë ditore politike, Jolevski angazhoi kompani që të gërmojë gropë dhe ta maskojë si themel. Për fotografinë e tij u harxhuan para nga buxheti të cilët mundeshin që të shfrytëzohen – për blerjen e uniformave ushtarake, çizmeve dhe për nevoja të tjera. Përgatitja e këtij projekti – nga plani deri te gropa, ka gëlltitur 100.000 euro. Ja në këtë mënyrë, me shtyrjen e agjendës politike dhe me premtime të rrejshme “u ngrit” standardi i jetesës së ushtarëve dhe të punësuarve në mbrojtje. 

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të konstatohet se premtimi zgjedhor “ARM, shtëpia ime e vërtetë”, të cilin VMRO-DPMNE e dha në disa cikle zgjedhore, është i parealizuar. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button