Zaev në takim me PGjE-në: Qëllim strategjik për Maqedoninë janë BE dhe NATO

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev ka thënë se qëllim strategjik i Maqedonisë janë Bashkimi Evropian (BE) dhe NATO. Këtë e bëri të ditur sot në takim me delegacionin e Partisë së të Gjelbërve Evropian (PGjE), të kryesuar nga Rajnhard Bitikofer, deputet në Parlamentin Evropian dhe bashkëkryetar, të shoqëruar nga kryetarja e RDM-së, Liljana Popovska, njofton Portalb.mk.

“Qeveria punon seriozisht në agjendën reformuese, të konfirmuar me afate në Planin 3-6-9, që duhet të kontrubuojë në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe i hap perspektivat euro-atlantike. Jemi të vetëdijshëm se qëllim strategjik për Maqedoninë janë BE dhe NATO dhe Qeveria është fortë e fokusuar që të bëhen hapa edhe drejt NATO-s dhe integrimit në BE”, tha kryeministri Zaev.

Siç bënë të ditur nga Qeveria e Maqedonisë, ndryshimet në Republikën e Maqedonisë janë të dukshme dhe zgjuan shpresë tek qytetarët dhe te BE-ja se është e mundur zhvillim demokratik dhe euro-atlantik dhe jetë më të mirë në shtet, ndërsa vlerësimin që e transmetuan përfaqësuesit e partisë së të Gjelbërve Evropian, të cilët shprehën mbështetje të fuqishme të proceseve reformuese që i filloi Qeveria e re.

Një pjesë e madhe e takimit u ishte përkushtuar masave për mbrojtjen e mjedisit të jetesës në Republikën e Maqedonisë dhe për tejkalimin e problemeve ekzistuese, siç janë ndotja e madhe e ajrit në shumë qytete në shtet, apo koncesione të dyshimta të ndara për shfrytëzimin e xehes në rajone me tokë bujqësore cilësore për prodhime ushqimore, që duhet t’i nënshtrohen revizionit.

Në takimin është biseduar edhe për gjendjen politike në shtet, përgatitjet për zgjedhje lokale të besueshme dhe të rregullta në tetor, si dhe politikat e Qeverisë për zhvillim të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe të qëllimeve rajonale euro-atlantike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button