Biber: Serbia u lidh me VMRO-DPMNE-në sepse frikësohej nga modeli i ri i Maqedonisë

Tërheqja e diplomatëve serbë dhe toni agresiv i mediave serbe ndaj Qeverisë së Maqedonisë është befasues, edhe pse shfaqja e Qeverisë edhe në tabloide me muaj ishte agresiv i orientuar ndaj Qeverisë së re të Maqedonisë, vlerëson në një deklaratë për MIA-n, Florian Biber, ekspert për Ballkanin dhe profesor në Universitetin në Grac, Austri, përcjell Portalb.mk.

Siç vlerësoi Biber, Serbia u lidh me VMRO-DPMNE-në sepse frikësohej nga modeli i ri i Maqedonisë e cila do vinte me ndryshimin e pushtetit.

“Kjo lëvizje paraqet se Serbia nuk është shumë e interesuar të ketë marrëdhënie të mira diplomatike me fqinjët e saj dhe tregon sa janë të zbrazëta pohimet e saj se ka Qeveri pro-evropiane dhe reformuese. Qeveria serbe druan nga ‘modeli i ri i Maqedonisë’ dhe u lidh me Qeverinë paraprake të Maqedonisë. Me këto hapa, për fat të keq Serbia nuk sillet si lider rajonal në reforma, siç dëshiron të paraqitet, por si një dem në dyqan për porcelan”, thekson Florian Biber në pyetjen e MIA-s për ngjarjet e fundit në relacionet midis Beogradit dhe Shkupit.

Serbia të dielën e tërhoqi tërë personelin nga Ambasada në Shkup, fillimisht pa i sqaruar arsyet. Një ditë më vonë, dje, presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiq, bënë të ditur se diplomatët dhe të punësuarit në Ambasadën në Shkup janë tërhequr për shkak të “aktivitetit ofensiv të inteligjencës kundër institucioneve të Serbisë”.

LEXO: Serbia përpiqet të pengojë zbardhjen e përfshirjes së shërbimit të tyre sekret në dhunën e 27 prillit në Maqedoni
LEXO: “Shërbimet e huaja” – Vuçiq me retorikë të njejtë sikur Gruevski (VIDEO)
LEXO: Serbia përpiqet të pengojë zbardhjen e përfshirjes së shërbimit të tyre sekret në dhunën e 27 prillit në Maqedoni
LEXO: Mediat serbe me fushatë kundër Qeverisë së Maqedonisë dhe Zaevit (FOTO)
LEXO: “Katimerini”: Kontesti ndërmjet Beogradit dhe Shkupit shkakton shqetësim në Athinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button