Han: BE duhet të punojë në qasje të re ndaj Turqisë

Bashkimi Evropian duhet të ndalojë t’i ndjekë aktivitetet e Turqisë dhe të zhvillojë qasje të re ndaj saj, deklaroi eurokomisari për zgjerim Johanes Han në një intervistë për gazetën “Zidojçe cajtung”, transmeton TASS.

“Mendoj se ka ardhur koha të gjitha shtetet anëtare të bisedojnë për atë, cilat pasoja strategjike mund të ketë sjellja e këtillë”, thotë Han.

“Nuk mund vetëm t’i ngritim shpatullat, por duhet të gjindet qasje e re dhe të miratohet strategjia e tillë politike afatgjate”, tha ai.

“Përzierja në luftën parazgjedhore, si dhe kërkesat për ekstradim të gjoja kundërshtarëve politik janë të papranueshme”, tha Han.

Nga fundi i javës së kaluar shkrimtari gjerman me origjinë turke, Dogan Akhanli, me kërkesë të Ankarasë, për një kohë të shkurtër u arrestua në Spanjë.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan u bëri thirrje turqve në Gjermani të mos votojnë në zgjedhjet e ardhshme për tri partitë kryesore, duke i quajtur “armiq të Turqisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button