Tërmet i fuqishëm në Itali, viktima dhe të plagosur (FOTO)

Një lëkundje sizmike me magnitudë 3.6 ballë është regjistruar në orët e mbrëmjes në ishullin italian Ischia. Autoritetet raportojnë se turistët janë përfshirë nga paniku dhe kanë dalë në rrugë.

Një grua raportohet e vdekur ndërsa ka disa të plagosur dhe disa persona të tjerë janë shpallur të humbur.

Viktima e parë është një grua e moshuar në komunën Casamiciola të Iskias për shkak të disa shembjeve në kishën Santa Maria Dei Suffragi. Deri tani rezultojnë mbi 20 persona të plagosur.

Sakaq, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një ndërtese 3 fëmijë.

Spitali i Iskia është evakuar për arsye sigurie. Një pjesë e mirë e Iskia është pa energji elektrike, perfshi dhe portin.

Kisha e Purgatorit është shkatërruar, shumë hotele janë të izoluara. Policia dhe zjarrfikësit janë duke operuar së bashku me njësitë e shpëtimit mjekësor.

Një “black-out” elektrik është regjistruar po ashtu në zonën e portit të ishullit italian. Edhe në zona të tjera, si në Barano dhe Forio, tërmeti është ndier në mënyrë të fortë. Raportohet se nuk ka persona të lënduar, ndërkohë që janë regjistruar dëme materiale me shembjen e disa ndërtesave.

Lëkundjet po ashtu janë ndier edhe në Procida dhe në zonën e Campi Flegrei dhe gjirin e Pozzuolit. Në Ischia, sipas dëshmitarëve,

Sipas autoriteteve, epiqendra e tërmetit është regjistruar mes Ischias dhe brigjeve të Flegreas (Napoli), ndërsa ai ka qenë 10 kilometra thellësi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button