Kuvendi paguan çmime të larta joreale për harxhimet rrugore të deputetëve

“International Transparency (Transparenca Internacionale)- Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike shprehin pakënaqësi të thellë për shkak injorimit të rekomandimeve nga Entit Shtetëror për Revizion që kanë të bëjnë me praktikën e deputetëve që për vete marrin kompensim financiar për shfrytëzimin e veturave private me qëllime zyrtare që nuk korrespondon me çmimet e tyre reale. Për shkak saj e ftojnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të bëjnë ndryshime në ligjin e deputetëve dhe aktet nënligjore në përputhje me rekomandimet e raporteve të Entit Shtetëror për Revizion”, thuhet në kumtesë, njofton Portalb.mk.

Ligji i deputetëve parashikon të drejtë të anëtarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të marrin kompensim për shfrytëzimin e automjeteve me pronësi private për qëllime zyrtare me lartësi prej 30% nga çmimi i shitjes për një litër karburant. Enti Shtetëror për Revizion në raportet e revizionit financiar ekzekutiv prej vitit 2008, 2010 dhe 2016 ka rekomanduar që të kontrollohet lartësia e kompensimit në drejtim të uljes duke pasur parasysh se ato të dhëna janë joreale dhe përfshijnë një pjesë të rëndësishme nga të dhënat e përgjithshme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Edhe përkundër saj, Kuvendi akoma nuk ka vepruar pas rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion dhe më tej deputetëve u paguhen kompensime të larta joreale për harxhime rrugore me të cilat e ngarkojnë buxhetin.

“International Transparency (Transparenca Internacionale)- Maqedoni dhe Qendra për Analiza Ekonomike e ftojnë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të veprojë pas rekomandimeve të Entit Shtetëror për Revizion me qëllim që ta heq mundësinë që deputetët të marrin kompensime për harxhime në lartësi në të cilën me të vërtetë nuk janë bërë. Njëkohësisht e ftojmë Kuvendin e Republikës së Maqedonisë që përfundimisht të miratojë Kodin e Etikës së deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Me miratimin e Kodit të tillë Kuvendi do ta plotësojë edhe rekomandimin e GREKO nga raporti për pajtueshmërinë nga raundi i katërt i vlerësimit që mes të tjerash ka të bëjë me parandalimin e korrupsionit mes anëtarëve të Kuvendit”, deklaruan nga- International Transparency dhe Qendra për Analiza Ekonomike.

Ata shtojnë se Maqedonia para vete ka sfidë të rëndë në përpjekjen që të luftojë kundër sjelljes korruptive të atyre që janë zgjedhur dhe emëruar të punojnë në interes të qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button