Qeveria ngelet në qëndrimin e saj për rastin me Serbinë: Nuk do të diskutojmë në seancë

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme nuk do të diskutojë për incidentin diplomatik me Serbinë, e cila në mbrëmjen e së dielës e ka tërhequr tërë personelin nga Ambasada e Shkupit për konsultim në Beograd, për shkak siç than autoritetet serbe, “aktivitete ofensive të inteligjencës në Maqedoni kundër Serbisë”, njofton Portalb.mk.

Nga Qeveria thonë se ndodhitë me Serbinë nuk janë në rend dite në seancën e sotme, ndërkaq nuk do të ketë reagim shtesë për vlerësimet e Beogradit.

“Qëndrimi i Qeverisë është i thënë dhe ngelemi në atë”, thonë nga Qeveria.

Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet një kumtese dje deklaroi se, Maqedonia gjithmonë do t’i ndjek interesat e saj dhe do të bashkëpunojë për fqinjësi të mirë duke mos u përzier në kontestet e shteteve.

“Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t’i ndjek interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë të bashkëpunimit rajonal dhe mospërzierjes në kontestet mes shteteve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, pas vendimit të Beogradit që ta tërheq personelin e Ambasadës së Serbisë në Maqedoni, pas dërgesës së notës, pa i sqaruar arsyet.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, premtoi se do të vazhdojnë raportet e mira miqësore, ndërkaq ky akt është v etëm “përgatitje për mbrojtje të miqësisë mes dy vendeve”, pas ardhjes së Qeverisë së re.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë raporte miqësore të Beogradit me Shkupin. E jona është që njerëzit tanë të jenë të përgatitur dhe të gatshëm për mbrojtjen e miqësisë së serbëve dhe maqedonasve, por kemi edhe njohuri se si është të veprohet në një ambient të ri, i cili për ne nuk ishte i njohur deri para disa muajsh”, tha Vuçiq, duke premtuar se rasti do të qartësohet në 10 ditët e ardhshme

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, premtoi se së përfaqësuesit diplomatik do të kthehen në Shkup së shpejti, ndërkaq ambasadorja pak më vonë, ndërkaq edhe paralajmëroi edhe ndryshime në përbërjen diplomatike.

LEXO: Serbia përpiqet të pengojë zbardhjen e përfshirjes së shërbim të tyre sekret në dhunën e 27 prillit në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button