Azhderski: Mbështetja direkte krijon bujq përtacë

 Nëse bien në plus/minus, subvencionet bujqësore nuk kanë efekt, por nëse i analizojmë sipas degëve ose aktiviteteve, diku edhe kanë. Megjithatë, fakt është se rendimenti nuk është rritur, fondi i bagëtive nuk është në rritje dhe për fat të keq, nuk është arritur as aspekti social, konsideron profesori Jovan Azhderski nga Fakulteti për shkenca dhe ushqim bujqësor (FSHSHB).

Azhderski, i cili e kryeson ekipin shkencor, kohë më parë të formuar në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, në një intervistë për MIA-n përveç për subvencionet, flet edhe për strukturën e bujqësisë së Maqedonisë, për prioritetet për prodhimtarinë konkurrente, për sfidat, si dhe për masat të cilat duhet të merren për, siç thotë, lëvizjen serioze përpara.

“Jam i bindur se nga viti në vit, pasi janë rritur subvencionet, prodhimtaria gjithkund është njëjtë, ndërsa diku është zvogëluar shumë. Benefiti ekonomik ose rezultati nga rritja e mbështetjes nënkupton 140 milionë euro të investuara të japin 300 milionë euro prodhimtari. Ky quhet zbatim i suksesshëm që tani për tani nuk është vetëm rastësi. Nga ana tjetër, me 150 milionë euro mund të ndikohet në momentin social, të mbahen njerëz, veçanërisht në mjediset rurale, nën supozimin se zhvendosen nga 5.000 – 6.000 në vit, që gjithashtu nuk është rastësi. Praktika këtë nuk e tregon”, thekson profesori.

Propozimi i tij, është pjesë e mbështetjes shtetërore, në vend në para, të paguhen në ndihmë konkrete – repromateriale, naftë, material për mbjellje, kokë për mbarështim, mekanizëm, makina kyçëse… Kjo, thotë, me siguri do të fillojë të zbatohet nga viti i ardhshëm 2018.

“Përpiqemi si shkencë të ulet mbështetja direkte, të mos jepet për hektar, sepse kështu krijojmë bujq përtac që është një prej sindromave të shkatërrimit të bujqësisë”, potencoi Azhderski.

Azhderski zbulon se fillimisht do të bëhet analizë zyrtare e arsyetimit ekonomik të subvencionimit, nën mbikëqyrje të Brukselit.

Në intervistë shprehet edhe se faktet janë katastrofike për shkrim-leximin dhe moshën e bujqve në vend, si dhe për uzurpimin e sipërfaqeve të përpunueshme.

“Nëse në Maqedoni ka 179.000 bujq, që është numër relativisht i ndryshueshëm, struktura e moshës është rreth 57 vjet. Kjo do të thotë se baza e moshës së bujqve tanë është 57 vjet ose më shumë se gjysmë shekulli. Prej tyre, vetëm katër për qind kanë përfunduar shkollën e mesme, ndërsa rreth 20 për qind janë me arsim jo të plotë fillore, gjegjësisht me klasë të katërt”, thekson profesori.

Nënvizon edhe se më shumë se 10 për qind nga sipërfaqet më pjellore janë shndërruar në beton dhe asfalt. Në 20 vitet e fundit, 30 për qind e 100 mijë hektarëve i klasit të parë dhe të dytë janë ripërdorur dhe shkatërruar përjetësisht.

Ekipi shkencor në të cilin përfshihen gjithsej 16 profesorë nga FSHSHB, midis serisë së masave, siç informon Azhderski, sugjeron edhe vendosje të çmimit të vlerës së të gjitha prodhimeve bujqësore, si dhe rajonalizimi në bazë të tokës, kushteve klimatike, relievit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button