“Katimerini”: Kontesti ndërmjet Beogradit dhe Shkupit shkakton shqetësim në Athinë

Diplomatët grek me shqetësim i ndjekin ngjarjet në Ballkan pasi Serbia i tërhoqi tërë personelin nga Ambasada e saj në Shkup dhe e akuzoi Maqedoninë për “aktivitete ofensive” në zemërimin e dukshëm për shkak të përmirësimit të marrëdhënieve me fqinjin e saj me Kosovën, shkruan botimi elektronik i gazetës greke “Katimerini”.

Gazeta thekson se kontesti vjen pasi Shkupi ka filluar sërish të përpiqet ta ringjallë kandidaturën e saj për anëtarësim në BE dhe NATO, pas periudhës të jostabilitetit politik në vend.

“Kryeministri Zoran Zaev formoi qeveri të koalicionit në qershor pothuajse gjashtë muaj pas zgjedhjeve. Greqia insiston në atë që kontesti me “IJRM”-në lidhur me emrin e saj zyrtar të zgjidhet para se ajo të inkuadrohet në organizatat ndërkombëtare”, shkruan “Katimerini”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button