Aksident në Shkodër, vdes 17-vjeçarja

Një 17-vjeçare ka humbur jetën rreth orës 23:00 të së hënës në aksin rrugor Shkodër-Koplik, transmeton Top Channel.

Vajza, të cilës policia i jep vetëm inicialet D.C., ka qenë duke ecur me biçikletë në vendin e njohur si “5 heronjtë”, në fshatin Dobrac, kur është përplasur për vdekje nga një autoveturë Suzuki me targa AA 179 GD.

Policia që shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes konstatoi vdekjen e 17-vjeçares dhe vuri në pranga drejtuesin e mjetit, Angjelin Gila, 29 vjeç, nga fshati Bogic i Malësisë së Madhe.

Sipas hetimeve paraprake, rezulton se ngjarja ka ndodhur si pasojë e errësirës në zonë dhe shpejtësisë tej normave të lejuara me të cilën po levizte mjeti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button