Mbi 800 viktima nga përmbysjet në Indi, Nepal dhe Bangladesh

Mbi 800 persona e kanë humbur jetën nga vërshimet dhe rrëshqitja e tokës që i kanë përfshirë Indinë, Nepalin dhe Bangladeshin në sezonin e të reshurave monsune të shiut, transmeton MIA.

Në Bangladesh deri tani janë regjistruar 115 viktima, ndërsa 5,7 milionë persona janë prekur nga moti i keq në vend.

Në Nepal jetën e kanë humbur 143 persona, ndërsa mijëra persona mbetën pa shtëpitë e tyre.

Viktimat tjerë, respektivisht mbi 500 persona janë nga India, ndërsa nga përmbysjet më së shumti është prekur shteti verior Bihar, ku ka 253 viktima.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button