Turqia dhe Irani po diskutojnë aksione kundër kurdëve

Turqia dhe Irani, kanë diskutuar për një aksion të mundshëm ushtarak kundër grupeve militante kurde, pas takimeve te javës së kaluar në mes të shefit të stafit të forcave të armatosura të Iranit dheliderëve turq, ka thënë sot presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, transmeton REL.

Duke folur përpara gazetarëve, para se të niste një vizitë në Jordani, Erdogan, ka thënë, se luftimi më efektiv i grupit të paligjshëm, Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), do të ishte një aksion i përbashkët me Iranin.

“Një aksion i përbashkët kundër grupeve terroriste që janë kthyer në kërcënim, është gjithmonë pjesë e agjendës. Kjo çështje është diskutuar në mes të dy shefave ushtarakë, dhe unë kam debatuar se si duhet të mirren masat”, ka thënë Erdogan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button