fbpx

Regjimi i Asadit pas vitit 2013 ka përdorur 174 herë armë kimike

Rrjeti Sirian i të Drejtave të Njeriut (SNHR) ka njoftuar se regjimi i Bashar al Asadit në Siri ka përdorur edhe 174 herë armë kimike pas sulmit në vitin 2013 me armë kimike i cili shkaktoi vdekjen e më shumë se 1.400 civilëve në rajonin Guta Lindore, në kryeqytetin e vendit, Damask, raporton Anadolu Agency (AA).

SNHR në një raport të publikuar në 4 vjetorin e sulmit kimik të ndërmarrë në rajonin Guta Lindore më 21 gusht 2013, ka vënë në dukje se regjimi i Asadit ka vazhduar sulmet me armë kimike pavarësisht se në shtator 2013 i dha siguri SHBA-ve dhe Rusisë për shkatërrimin e stoqeve.

Sipas raportit, regjimi pas sulmit kimik që kreu në rajonin Guta Lindore, ka kryer të paktën edhe 174 herë sulme me armë kimike në rajone të ndryshme të vendit.

Ndërsa është tërhequr vëmendja se sulmet janë kryer pas rezolutës me nr 2118 që Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) miratoi pas masakrës më 27 shtator në Guta-n Lindore.

Pas masakrës në Han Shejhun është përdorur armë kimike 5 herë

Në raport theksohet se regjimi ka përdorur të paktën edhe 5 herë armë kimike në rajone të ndryshme të vendit pas sulmit kimik që ndërmori me 4 prill në rajonin Han Shejhun të Idlib-it i cili ndodhet nën kontrollin e opozitarëve. “Regjimi pas sulmit në rajonin Han Shejhun, pa kaluar 72 orë ka kryer sulm me bomba me gaz klorin për të rimarrë nga opozitarët lagjen Kabun, në kryeqytetin Damask”, thuhet në raport.

Ndër të tjera është theksuar se “Gjatë luftës së brendshme në Siri, Rusia dhe Kina në Kombet e Bashkuara kanë përdorur veton 7 herë në favor të regjimit të Asadit. Në këtë mënyrë regjimi i Asadit vazhdon masakrat e panumërta në mënyrë të qetë. Regjimi do të vazhdojë të sulmojë me armë kimike popullin në Siri”.

Sulmi me armë kimike i ndërmarrë nga regjimi i Asadit më 21 gusht 2013 në rajonin Guta Lindore të Damaskut shkaktoi vdekjen e mbi 1.400 civilëve si dhe plagosjen e mbi 10 mijë të tjerëve nga të cilët shumica gra dhe fëmijë.

Pas sulmit lindi pritshmëria për ndërhyrje në Siri sipas “vijës së kuqe” të njoftuar më parë nga Shtetet e Bashkuara. Rusia duke sjellë propozimin e regjimit për shkatërrimin e të gjitha armëve kimike ndërhyrja u pengua. Pasi palët u dakorduan, më 15 shtator 2013, procesi i asgjësimit nisi me hyrjen në veprim të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike. Organizata njoftoi se procesi kishte përfunduar më 19 gusht 2014.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close