fbpx

Policia spanjolle qëllon për vdekje sulmuesin e Barcelonës

Policia spanjolle ka thënë se ka qëlluar për vdekje të dyshuarin kryesor për sulmin e javës së kaluar në Las Ramblas të Barcelonës, nga i cili kanë vdekur 13 persona, transmeton REL.

I dyshuari është identifikuar më herët si Younes Abouyaaqoub.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Aksioni policor ka ndodhur në zonën Subirats në Barcelonë.

Policia ka thënë se sulumesi ka pasur në trup një rrip shpërthyes, andaj kanë angazhuar një skuadër të bombave.

Skuadra e bombave të Spanjës, ka përdorur një robot për t’ju afruar personit, drejt të cilit ka shtënë policia.

Mirëpo më vonë policia ka thënë se rripi nuk ka qenë i vërtetë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close