Taravari: Të lënduarit në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë

Të lënduarit në aksidentin e djeshëm në Veles, të cilët janë pranuar në Qendrën klinike janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Për fat të keq një grua dje me lëndime të rënda në pjesën e gjoksit e ka humbur jetën. Si Ministri e Shëndetësisë i shprehim ngushëllime familjes.

Në Qendrën klinike janë hospitalizuar 17 persona të lënduar. Së bashku me gruan e ndjerë gjithsej 28 persona janë lënduar në aksident.

Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Arben Taravari i cili sot i vizitoi personat e hospitalizuar në Klinikën universitare për traumatologji, sëmundje ortopedike, anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv dhe Qendrën emergjente (TOARILUC).

Një fëmijë nëntëvjeçar, potencoi Taravari është më seriozisht i lënduar në dorën e majtë dhe është në KARIL.

Sqaroi se në KARIL gjithsej janë tetë pacientë, disa pacientë janë mbajtur në Ortopedi dhe në Kirurgjinë për fëmijë.

Drejtori i TOARILUC, Ilir Hasani tha se janë të gatshëm për situata të tilla kur ka të lënduar. Potencoi se shoferi i autobusit gjendet në Kirurgjinë torokale me këndime në pjesën e gjoksit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button