Spanjë: Numri i të vrarëve nga sulmet terroriste arriti në 15 vetë

Numri i personave të vrarë nga sulmet terroriste të javës së kaluar në Spanjë, ka rritur në 15 vetë, kanë thënë sot autoritetet rajonale në Katalonjë.
Nga ana tjetër po vzhdon kërkimi për shoferin, i cili me makinën e vet e ka goditur turmën e njerëzve, javën e kaluar në Barcelonë. Autoritetet thonë se tash po zhvillohen kërkime edhe në gjithë Evropën.

Joaquim Forn, ministër i brendshëm rajonal në Katalonjë, tha sot se “çdo gjë sugjeron” se shofer i minibusit ishte Younes Abouyaaqoub, 22 vjeçar i lindur në Marok.

Autoritetet thonë se nuk e përjashtojnë mundësinë që ai e ka kaluar kufirin dhe ka arritur në Francë.

Sulmi i para katër ditëve në Barcelonë ishte i ndërlidhur me një tjetër sulm disa orë më vonë në pushimoren Kambrilis, ku një femër u vra nga goditja me automobil kundër kalimtarëve të rastit, derisa sulmuesit dolën nga makina dhe filluan t’i therrin njerëzit me thika.

Policia tha dje se prej 12 anëtarëve të dyshuar të celulës terroriste, vetëm një, me gjasë personi Abouyaaqpoub, mbetet në arrati, shkruan REL.

Katër prej të dyshuarve janë arrestuar, ndërsa pesë të tjerë janë qëlluar për vdekje nga policia në Kambrilis.

Dy të tjerë janë vrarë nga një eksplodim në një shtëpi në qytetin Alkanar, ku autoritetet konsiderojnë se ishin planifikuar të dy sulmet.

Policia tha se afro 120 bombola të gazit ishin gjetur në një shtëpi në Alkanar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button