Ndahet nga jeta “Mbreti i komedisë”

Komediani Jerry Lewis, një nga më të suksesshmit e Hollivudit, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, transmeton Top Channel.

Një deklaratë e familjes nënvizonte se ai vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Las Vegas, mëngjesin e së dielës. Partnershipi 10-vjeçar i Lewis me Dean Martin i bëri ata yje në 16 filma dhe u siguroi fitime e sukses të jashtëzakonshëm. Ai u bë një nga aktorët më të paguar në Hollivud me hite si “The Bell Boy”, “Cinderfella” dhe “The Nutty Professor”. Të tjera suksese përfshijnë edhe “The King of Comedy” në 1983, në të cilin ai luante rolin e një drejtuesi emisioni mbështetur nga Robert de Niro.

Janë të shumta personalitetet që kanë nderuar Lewis pas lajmit të vdekjes së tij. Whoopi Goldberg tha se kjo ishte një fitore për parajsën dhe një humbje e madhe për komedinë. Aktori i Star Trek, William Shatner, shkruajti në Twitter se bota ishte shumë më pak argëtuese sot. Aktori Jim Carrey, stili i komedisë i të cilit është ndikuar ndjeshëm nga Jerry Lewis, tha: “Ai budalla nuk ishte i mangët. Jerry Lewis ishte një gjeni i madh, një bekim, një yll absolut i komedisë. Unë jam sepse ai ishte”.

Nderime pati edhe nga vajzat e bashkëpunëtorëve të hershëm të tij, Frank Sinatra dhe Dean Martin. Edhe Shtëpia e Bardhë i është bashkuar rrjedhës duke vlerësuar jetën e jashtëzakonshme të një prej humoristëve e komedianëve më të mëdhenj të amerikës. Lewis, shkruhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, preku jetët e miliona njerëzve. Ai jetoi ëndrrën amerikane. E donte vendin e tij dhe vendi i tij e donte atë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button