Qeveria e Maqedonisë deklarohet për tërheqjen e diplomatëve serb

“Republika e Maqedonisë zhvillon marrëdhënie miqësore me të gjithë vendet fqinje. Kur ekzistojnë çështje të hapura senzitive mes dy fqinjëve tanë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë do t’i ndjek interesat e shtetit ndaj parimeve të fqinjësisë së mirë të bashkëpunimit rajonal dhe mospërzierjes në kontestet mes shteteve”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Maqedonisë, pas vendimit të Beogradit që ta tërheq personelin e Ambasadës së Serbisë në Maqedoni, pas dërgesës së notës, pa i sqaruar arsyet, njofton Portalb.mk.

Pas disa shkrimeve në disa media se kjo ka ndodhur për shkak të mundësisë eventuale që Qeveria e Maqedonisë të propozojë votim për hyrje të Kosovës në UNESKO, nga kjo e fundit thonë se i ka parasysh pozitat e shumicës së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Më parë, MPJ deklaroi se janë në kontakt të vazhdueshëm me Beogradin dhe presin që zyrtarisht të zbardhen arsyet për tërheqjen e diplomatëve.

Kryeministrja  e Serbisë, Ana Bërnabiq, me rastin e situatës me Ambasadën e Serbisë në Maqedoni tha se “nuk bëhet fjalë për punë të vogël” dhe se ajo ka pasur konsultime me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Dacçiq,.

Ajo përpara gazetarëve në Qeverinë e Serbisë, paralajmëroi se së shpejti do të ketë kumtesë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, në të cilën tani për tani, ashtu siç tha, “bashkërisht po përgatitet.

LEXO: Serbia i tërheq në konsultim diplomatët e saj nga Maqedonia

LEXO: Bërnabiq për Ambasadën e Serbisë në Maqedoni: Nuk bëhet fjalë për punë të vogël

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button