Sheshel: Normalizim i marrëdhënieve me Kosovën nënkupton njohjen e saj

Lideri i SRS-së Vojisllav Sheshel deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën nënkupton njohje e pavarësisë së saj.

Sheshel, në një intervistë për mediat serbe, lidhur me propozimin e Daçiqit për ndarjen e Kosovës, deklaroi se nuk duhet ndarë territorin tonë, ngase e gjitha është e jona?

“Përse ta ndajmë terrritorin tonë me shqiptarët kur e gjitha është e jona? Ne mund t’ua japim gjysmën e Kosovës, ata gjysmën e Shqipërisë”, deklaroi Sheshel.

Sipas tij, ndaj kryetarit të Serbisë ushtrojnë presion që sa ma parë ta njohë Kosovën, sepse kur thuhet “normalizim të marrëdhënieve” kjo do të thotë njohje të pavarësisë së saj, transmeton RTK.

“Vuçiq nuk ka nevojë të deklarojë njohjen e Kosovës, ai këtë faktikisht mund ta bëjë, mjafton që Kosova të hyjë në OKB, që Serbia, sipas tij, nuk guxon ta lejojë”, theksoi Sheshel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button