fbpx

Një i vdekur dhe 25 të lënduar në aksidentin rrugor në autostradën Veles-Shkup

Një person, i cili ishte më rëndë i lënduar në aksidentin e djeshëm në autostradën Shkup-Veles, ndërroi jetë në KARIL në qendrën klinike Nënë Tereza.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari përmes profilit të tij të Facebook-ut tha informacione se në spitalet në Shkup dhe në Veles janë pranuar gjithsej 27 pacientë të lënduar nga autobusi i përmbysur.

“Në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjike Shën. Naumi i Ohrit janë pranuar gjashtë persona prej të cilëve vetëm një person në moshë është në shok dhomë por në gjendje stabile, gjithë pacientët e tjerë janë jashtë rrezikut për jetë. Në spitalin e përgjithshëm në Veles janë pranuar katër pacient dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë. Në klinikën Nënë Tereza janë sjellë 17 pacient prej të cilëve 4 në Karil një pacient me gjakderdhje abdominale, një me lëndim dhe dy me lëndime më të lehta. Për fat të keq një i aksidentuar nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur”, informon Taravari. .

Një pacient është në kirurgjinë për fëmijë, në operacion urgjent, dy pacientë në neurokirurgji, shtatë janë në ortopedi,tre të lënduar për momentin janë në Qendrën urgjente kirurgjikale për observim.

Автобус Велес 1

Në spitalin shtetëror “8 Shtatori” është pranuar vetëm një pacient me sëmundje serioze por në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Aksidenti rrugor ndodhi mbrëmë rreth orës 19 kur autobusi me targa  të Maqedonisë i cili ka transportuar udhëtarë që ktheheshin nga verimi në Greqi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga në autostradën Veles-Shkup.

Автобус Велес 2

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kryen prokurori publik dhe ekipi ekspert i SPB Veles.

Për shkak të aksidentit, qarkullimi në autostradë u zhvillua me vështirësi vetëm në një korsi.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close