Ukrainë: Separatistët akuzohen për të shtëna zjarrvënëse

Zyrtarët në Ukrainë i kanë akuzuar separatistët e mbështetur nga Rusia, për të shtëna zjarrvënëse në vendbanimin Zaiceve, në pjesën e kontrolluar nga qeveria në rajonin Donbas, transmeton REL.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë sot se sulmi kishte ndodhur mbrëmë vonë.

Nga të shtënat e këtilla është shkaktuar zjarr, nga i cili janë shkatërruar disa shtëpi dhe prona të tjera.

Megjithatë, nuk është raportuar për plagosje eventuale të njerëzve.

Forcat e Ukrainës nuk janë përgjigjur me zjarr, për shkak të armëpushimit, i cili është në fuqi, kanë thënë zyrtarët.

Sipas Kombeve të Bashkuara, afro 10 mijë njerëz, përfshirë 2,700 civilë, janë vrarë në konfliktin në pjesën lindore të Ukrainës, prej fillimit të vitit 2014.

Më se 24 mijë persona të tjerë janë plagosur, ndërsa më tepër se një milion njerëz janë zhvendosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button