Vardari merr pikët e para në sezonin e ri

Sot janë zhilluar tri duele në kuadër të javës së dytë të Ligës së Parë të Maqedonisë, ku ka spikatur fitorja e parë e kanpionit aktual Vardarit të Shkupit që me shumë lehtësi e ka mundur ekipin e Pobedës së Prilepit. Vardari shënoi fitore me rezultat 4:0, nga dy gola në dy pjesë. Për Vardarin nga 90 minuta luajtën dy futbollistë shqiptarë Besir Demiri dhe Besar Iseni.

Ne duelet tjera vlen të përmendet edhe dueli i dy ekipeve të reja në Ligën e Parë, Akademija Pandev – “Skopje”, ku fitore shënuan nikoqirët me rezultat 2:0.

Në barazim ka përfunduar ndeshja Pelisteri – Rabotniçki 1:1. Dje Sileksi e kishte fituar Renovën në Tetovë me rezultat 3:0, ndërsa java e dytë kompletohet nesër me ndeshjen FC Shkupi – KF Shkëndija që luhet në Shkup me fillim në orën 17:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button