Arifi: Protesta e qytetarëve për shkak deponisë ka prapavijë politike

Protesta e sotme e qytetarëve për shkak deponisës së egër në Tetovë që u dogj dje pas së cilës u përhap tym i zi i padurueshëm nëpër qytet, sipas kryetares së Komunës, Teuta Arifit është me prapavijë politike. Ajo përsëriti se zjarri që shpërtheu është vënë nën kontroll, njofton Portalb.mk.

Arifi theksoi se tashmë ka përfunduar ndërtimi i stacionit ngarkues të mbeturinave dhe se Komuna është në përfundim të ndërtimit të stacionit për selektimin e mbeturinave.

“Shumë është simpatike që prej kur të gjithë këto hapa janë bërë dhe se dihej se me këto aktivitete duhej të fillonim nga fillimi i javës së ardhshme ndodhi zjarri i djeshëm për çfarë ne kemi disa të dhëna të caktuara se kush e krijoi dhe do ta dorëzojmë te organet kompetente që t’i gjejnë kryerësit e vërtetë ashtu siç i kemi gjetur ne zgjidhjet për këtë problem. Çdokush dëshiron të bëjë politikë dhe spektakël politik nga ky dhe nga problemet me dekada të qytetarëve dhe them se absolutisht e ka gjetur rrugën e gabuar dhe mendoj se qytetarët do ta vlerësojnë më mirë këtë”, tha Arifi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button