Asnjë nga “Top-10” në finale, Kyrgios-Dimitrov për titullin në Sinsinati

Bullgari Grigor Dimitrov dhe australiani Nick Kyrgios do të duelojnë nesër në finalen e turneut Masters të Sinsinatit, ku për herë të parë pas 15 vitesh asnjë nga tenistët e “top-10” nuk arriti të kualifikohet për në gjysmëfinale, njofton Telesport.

Interesant fakti se kjo është hera e parë për të dy tenistët që kualifikohen për në finalen e një turneu Masters, që vlen 1,000 pikë në renditje. Ndërkohë që, kjo është hera e dytë që dy tenistët do të përballen mes tyre, me Dimitrov që ka fituar 2-1 sfidën e vetme mes tyre, dy vite më parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button