“Eco Guerilla”: Gjeneza e deponisë së Tetovës është fshehja e së vërtetës

Ndaj deklaratave se djegia e deponisë së Tetovës nxitet nga qëllime partiake apo politike ka reaguar kryetari i organizatës ekologjike “Eco Guerilla”, Arianit Xhaferi duke thënë se kushdo që e ka ndezur zjarrin kjo nuk e amniston askënd që lejoi që ajo deponi të jetë që një dekadë në hyrje të Tetovës duke vlerësuar se gjeneza e saj është fshejha e së vërtetës nga Komuna e Tetovës, njofton Portalb.mk.

“E gjithë gjeneza e problemeve në Tetovë është fshehja e së vërtetës: nuk tregohet dhe fshihet se si harxhohen paret e qytetarëve! Udhëheqësit e Komunës asnjëherë deri më tani nuk publikuan raportin financiar vjetor që e ka obligim ligjor! Ne kemi dyshime për keqpërdorime serioze dhe kërkojmë transparencë që të vërtetohet se si është përdorur buxheti ne 10-15 vitet e fundit, sa për investime kapitale dhe sa për punësime partiake! Por gjithsesi, për ne zjarri i djeshëm është pasojë, ndërsa shkaku është deponia që është aty me vite. Po të ishte një park i mbjellur me lule ne dje nuk do të kishim zjarr. Prandaj qoftë edhe të ketë qenë i qëllimshëm, nuk i amniston autoritetet e deritanishme komunale që për 10-15 vite në hyrje të qytetit te kemi deponi”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Xhaferit.

Përndryshe, zjarri i pasditës së djeshme nuk ishte i vetmi që u bë në deponinë e Tetovës, para mesnate deponia është rindezur sërish. Pasojat nga kjo janë parë edhe në orët e hershme të mëngjesit. Nga fotoja e shkrepur në ora 9 të mëngjesit shihet qartë se ndotja e ajrit vazhdon edhe më tej në Tetovë, ndërsa banorët sërish alarmojnë “se po mbyten nga ajri kancerogjen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button