28 individë të helmuar në hamburgertoren “Sedmica”

Në Klinikën e Infektolgjisë në Shkup janë paraqitur pacientë të helmuar nga ushqimi në hamburgertoren “Sedmica” në Leptokari të Shkupit kurse për momentin është stabile gjendja shëndetësore e gjashtë prej 26 personave të hospitalizuar, njofton Portalb.mk.

“Pacientët e kontrolluar nuk janë mbajtur në spital, kurse më mirë me shëndet janë gjashtë pacientët që për momentin qëndrojnë në Klinikë”, njoftuan për “10bez10”, nga Klinika e Infektologjisë.

Mbrëmë atje janë kontrolluar 14 pacientë kurse vetëm njëri është në hospitalizim.

Nga e premtja deri më sot për kontroll janë paraqitur gjithsej 28 individë kurse tre prej tyre janë zhvendosur në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button